Pronarët e Formula 1 blejnë edhe MotoGP, një operacion me vlerë 4 miliardë euro

Pronarët e Formula 1 blejnë edhe MotoGP, një operacion me vlerë 4 miliardë euro

11:15, 28/03/2024

Pasi kanë dërguar Formula 1 drejt niveleve të pa arritura kurrë më parë, kompania Liberty Media është në prag të blerjes edhe të sportit të MotoGP.

Sipas mediave, marrëveshja është finalizuar disa javë më parë dhe do të bëhet publike në mes të prillit, në garën e tretë sezonale që zhvillohet në Austin (Amerikë).

Financial Times konfirmoi këtë operacion, që kap një vlerë rreth katër miliardë euro. Bisedimet mes palëve kanë filluar më shumë se një vit më parë.

Oferta e Liberty Media ishte më e mirë se ajo e Katar Sports Investments, fondit shtetëror të investimeve që zotëron klubin e futbollit PSG si dhe e asaj të William Morris Endeavor (zotëron edhe UFC).

Kishte kohë që qarkullonin zëra se Dorna (kompania e MotoGP dhe pronari aktual i saj është Bridgepoint Capital), do të dilte në shitje.

Kompania ka marrë një borxh të konsiderueshëm në formën e kredive për të paguar dividentë për pronarët e monedhës, një taktikë standarde tregtare përpara një shitje të mundshme.

Dorna zotëron 39% të fondit të investimeve Bridgepoint, me fondin publik kanadez të pensioneve CPPIB që zotëron një 31% të mëtejshëm dhe pronarët e familjes Ezpeleta kanë 20% të biznesit.

Pengesa e vetme është miratimit i marrëveshjes nga komisioneri i monopoleve të BE-së.

Liberty Media po krijon një lloj monopoli mbi garat e motorsportit botëror, me misionin për të përsëritur suksesin e F1 edhe në motoçiklizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco