Arrestohen personat e dyshuar që kërcënuan me vdekje familjen e Di Marias

Arrestohen personat e dyshuar që kërcënuan me vdekje familjen e Di Marias

10:55, 28/03/2024

Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Marias në godinën ku ndër të tjera jetojnë edhe prindërit e tij.

Ezequiel A., i identifikuar nga forcat e sigurisë dhe publikuar nga mediat vendase, si dhe një grua me nofkën ‘Tamara’, kishin armë dhe drogë, përkatësisht 135 gramë kokainë.

Të hënën, një makinë hyri në lagjen Funes, 8 km nga Rosario, ku jeton familja e kampionit të botës, duke lënë një shënim frikësues, duke kërcënuar Di Marian se nëse do të kthehej në Rosario Central pas përfundimit të kontratës me Benfican, dikush në familjen e tij do të vdiste.

Katër të shtëna u qëlluan në ajër njëkohësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco