Calabria: Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë në derbin Milan-Inter

Calabria: Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë në derbin Milan-Inter

09:41, 28/03/2024

Tek Interi ka nisur numërimi mbrapsht drejt fitimit të titullit të dytë kampion në Seria A, çka do të thotë ylli i dytë në fanellë për ekipin zikaltër.

Matematika konfirmon se ai yll mund të vihet që në ndeshjen derbi me Milanin, më 22 prill në “San Siro”.

Hipotezë të cilën Davide Calabria, kapiteni i Milanit, e refuzon kategorikisht, duke paralajmëruar “kushërinjtë” interistë në funksion të derbit.

“Është ende herët për të folur për yllin e dytë të Interit në derbi”, siguroi kapiteni i kuqezinjve në mediat italiane.

“Ka ende shumë ndeshje më parë dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha, kështu që nuk do të ndodhë. Unë kam besim te skuadra e Milan”, u shpreh më tej Calabria.

Duke folur për Rafael Leao, ai shtoi: “Nëse ai bëhet më i vetëdijshëm për talentin e tij, mund të bëhet numri një në botë. Mendoj se ai është i denjë për ‘Topin e Artë’. Në nivel fizik, me ato karakteristika fizike, nuk e shoh shumë prej tij”.

“Çfarë është Milani për mua? Gjithçka. Ka qenë jeta ime deri më tani. Unë u rrita me një familje si Milan, shkova në stadium edhe para se të vishja këtë fanellë, ndaj këtu jam si në shtëpinë time”, tha Davide Calabria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco