Statistikat/ ‘Përplasje’ talentesh, Gjermania dhe Holanda premtojnë gola e spektakël

Statistikat/ ‘Përplasje’ talentesh, Gjermania dhe Holanda premtojnë gola e spektakël

15:20, 26/03/2024

Gjermania dhe Holanda do të ballafaqohen mes njëra-tjetrës në të 46-tin precedent.

Interesante është se mes kombëtareve në fjalë numrin më të lartë të rezultateve i përkasin barazimeve, konkretisht 17 të tillëve, ndërsa 16 suksesi i kanë shkuar “pancerave”, e pasur me 12 fitore të holandezëve.

Raporti i golave qëndron në krahun e gjermanëve, 85:76. Ndeshja e fundit e zhvilluar ndërmjet Gjermanisë dhe “tulipanëve” është mbyllur në shifrat 1-1, kurse e kompeticioneve madhore konsiston me “Euro 2012”, aty ku Tomas Myler me shokë nënshtruan me rezultatin 2-1 (faza e grupeve).

Vendasit përgjatë vitit 2023 arritën të merrnin vetëm 3 fitore nga 11 takime në total, ndër bilancet më të errëta në histori.

Gjermania vjen pas suksesit të pastër kundër Francës 2-0, kurse të besuarit e Ronald Kumanit shkatërruan 4-0 Skocinë.

Florian Virc dhe Ksavi Simons janë lojtarët nga të dyja kampet me statistikat më të mira.

Mesfushori i “pancerave” regjistron 15 gola dhe 18 asiste në harkun e 40 prezencave (Gjermani + Leverksuen).

Talenti Simos nga ana tjetër mbart 9 finalizime dhe 13 shërbime në favor të ekipit (Lajpcig + Holandë).

Në raportin e moshës, miqtë e Komanit gëzojnë mesatare më të mirë, 27 vjeç e 1 muaj, kundrejt 28 vjeç e 2 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco