Bayerni i ofron rinovimin, Davies kërkon rrogën stratosferike

Bayerni i ofron rinovimin, Davies kërkon rrogën stratosferike

13:41, 26/03/2024

Bayern Munchen dhe Alphonso Davies nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Lojtari, i cili prej kohësh është në fokusin e Real Madridit, ka pranuar që të rinovojë kontratën, por vetëm me një rrogë prej 20 milionë euro në sezon.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve gjermane, Bayern Munchen është i gatshëm t’i japë maksimumi 14 milionë euro në sezon.

Një situatë që mund të çojë në një transferim të mundshëm të lojtarit te Real Madridi, që pret vetëm “OK” e mbrojtësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco