Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

EURO U-19 për vajza/ Ndeshjet e raundit të dytë të grupit B2 do të zhvillohen në Shqipëri

EURO U-19 për vajza/ Ndeshjet e raundit të dytë të grupit B2 do të zhvillohen në Shqipëri

12:06, 26/03/2024

Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë ndeshjet e raundit të dytë të grupit B2 të vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për grupmoshën U-19 për vajza.

Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Skocia, Qipro e Lihtenshtejni, teksa UEFA ka vendosur që këto sfida të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 3, 6 dhe 9 prill, ndërsa takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe në stadiumin “Elbasan Arena”.

Takimi i parë i grupit B2 më datë 3 prill do të jetë Skoci-Lihtenshtejn.

Kjo ndeshje do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30. Ndërsa Shqipëria do të përballet me Qipron në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30.

Ndeshjet e dyta të këtij grupi do të zhvillohet më datë 6 prill. Takimi i parë i ditës do të jetë Skoci-Qipro në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 11:30, teksa Shqipëria do të luajë ndaj Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena” në ora 15:30.

Sfidat e fundit të grupit B2 do të luhen më datë 9 prill. Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 15:30.

Lihtenshtejni do të përballet me Qipron në “Shtëpinë e Futbollit” ndërsa Shqipëria do të mbyllë ndeshjet e këtij raundi ndaj Skocisë në “Elbasan Arena”.

Shqipëria U-19 që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve:

Skoci U19-Lihtenshtejn U19                            03.04.2024    11:30        “Shtëpia e Futbollit”

Qipro U19-Shqipëri U19                                   03.04.2024    15:30        “Elbasan Arena”

Skoci U19- Qipro U19                                        06.04.2024     11:30        “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri U19-Lihtenshtejn U19                       06.04.2024     15:30        “Elbasan Arena”

Lihtenshtejn U19-Qipro U19                            09.04.2024     15:30        “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri U19-Skoci U19                                     09.04.2024      15:30        “Elbasan Arena”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco