VIDEO/ Plas skandali tek Ekuadori, për humbjen me Italisë u vihet ‘faji’ striptisteve

VIDEO/ Plas skandali tek Ekuadori, për humbjen me Italisë u vihet ‘faji’ striptisteve

10:52, 26/03/2024

Ekuadori u mposht nga Italia në miqësoren e luajtur në Nju Jork, me rezultatin 2-0, falë golave të Pelegrinit dhe Barelës.

Skuadra amerikano-jugore u shfaq e nënshtruar dhe asnjëherë nuk u bë shumë e rrezikshme në zonën e portierit Vikario.

Në Ekuador nuk e pritën aspak mirë disfatën dhe në fakt e drejtuan gishtin te disa lojtarë të kombëtares. 

Faji i tyre është se kanë qëndruar deri në orët e vona të natës në prag të ndeshjes miqësore ndaj të kaltërve.

Mediat vendase u vërsulën kundër tyre dhe sollën në dritë natën e disa lojtarëve të Ekuadorit.

Po flitet për një skandal me drita të kuqe me disa lojtarë të kombëtares të përfshirë, në prag të ndeshjes kundër Italisë. 

Një video është bërë virale dhe Kendri Paez, Gonzalo Plata dhe Robert Arboleda shihen duke kërcyer me një striptiste dhe duke i bërë paratë të fluturojnë rreth vajzës. 

Videoja krijoi gjithashtu shqetësim dhe indinjatë dhe tre lojtarët tani mund të rrezikohen nga sanksionet nga Federata e Ekuadorit, por edhe nga klubet e tyre përkatëse.

Videoja tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe komentet e tifozëve janë nga më pikantet.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco