Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

U-21/ Shqipëri-Zvicër, hyrja në stadiumin ‘Air Albania’ do të jetë falas për tifozët

U-21/ Shqipëri-Zvicër, hyrja në stadiumin ‘Air Albania’ do të jetë falas për tifozët

09:39, 26/03/2024

Kombëtarja U-21 ka mbyllur sot përgatitjet në stadiumin “Air Albania” për sfidën kualifikuese e vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Zvicrës U-21.

Pasditen e sotme Shqipëria U-21 zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore, teksa nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik lojtarët u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Zvicrës U-21 nuk do të jetë vetëm mbrojtësi i krahut, Geralb Smajli i cili është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në takimin ndaj Zvicrës U-21.

Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 ka një rëndësi të madhe, pasi në rast fitoreje Shqipëria U-21 mund të marrë vendin e parë në renditje. Aktualisht Kombëtarja U-21 renditet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa Rumania e vendit të dytë dhe një pikë më pak se Zvicra e vendit të parë.

Edhe në këtë sfidë kërkohet mbështetja maksimale nga tifozët në shkallët e stadiumin “Air Albania”, teksa hyrja ashtu si në takimin ndaj Finlandës do të jetë falas.

Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco