Ish-kapiteni Altin Lala analizon Kombëtaren: Më e vështirë është të qëndrosh lart

Ish-kapiteni Altin Lala analizon Kombëtaren: Më e vështirë është të qëndrosh lart

19:01, 25/03/2024

Shqipëria luan sot përballë Suedisë dhe kjo sfidë vjen pas ndeshjes jo pozitive përballë Kilit në Parma.

I ftuar në “Klan Kuqezi” ishte Altin Lala në një lidhje live nga Hanoveri.

Ai u shpreh se humbja ndaj Kilit erdhi si pasojë edhe mënyrës së lojës që sipas tij ishte e pakënaqshme.

Lala theksoi se lojtarët duhet të luajnë nën presion pasi tashmë pritshmëritë janë të mëdha.

“Natyrisht se çdo gjë ka dhe luhatjet. Po ta marrim gjithë edicionin që kemi luajtur ka qenë shumë i mirë. Kemi pasur shumë eufori, por si gjithmonë është e vështirë të ngrihesh sipër, por më e vështirë është të rrish sipër kështu që këtu vijnë dhe presionet tashmë, pritshmëria është e lartë. Natyrisht që mund të humbësh, por humbja nuk është thjesht humbje ose rezultat i thellë, por mënyra e lojës, ishte pakënaqshme dhe e pakonceptueshme duke pasur parasysh që jemi dy muaj e gjysmë para kampionatit europian.

Shpresojmë që të jetë vetëm një aksident sesa të jetë vazhdueshmëria e tillë dhe secili prej lojtarëve duhet të dijë të luajë edhe në presion”, tha ish-kapiteni i Kombëtares.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco