Edhe Suedia publikon formacionin zyrtar, 11-shja kundër kuqezinjve

Edhe Suedia publikon formacionin zyrtar, 11-shja kundër kuqezinjve

18:14, 25/03/2024

Kombëtarja shqiptare luan sot në “Friends Arena” të Solna, ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars, teksa këtë radhë përballë ka vendasit e Suedisë.

Vetëm katër ditë pas humbjes 0-3 përballë Kilit, skuadra e Silvinjos do të kërkojë që të dhurojë një tjetër imazh, pas një paraqitje që nuk ka lënë shumë mbresa si ajo me latino-amerikanët.

Tekniku Silvinjo ka theksuar se kjo është një ndeshje për të bërë teste dhe kështu ka ndodhur me takimin e sotëm, ku ka lëvizje në rreshtimin e kuqezinjve në krahasim me formacionin tip, apo edhe me ata që u provuan pak ditë më parë në stadiumin e Parmës.

Broja në vend të Manajt, Balliu në vend të Hysajt dhe Laçi në vend të Seferit janë tre lëvizjet e radhës që ka bërë trajneri në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë, duke prekur çdo repart të lojës së të tijve.

Ndërkohë, edhe trajneri i Suedisë ka përzgjedhur titullarët që do të hedhë në fushë kundër kuqezinjve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco