Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Tjetër tragjedi në futboll, lojtari vdes në fushë në moshën 25-vjeçare

Tjetër tragjedi në futboll, lojtari vdes në fushë në moshën 25-vjeçare

14:31, 25/03/2024

Një tjetër tragjedi në futboll, këtë herë në Francë, ku u njoftua vdekja në fushë e një lojtari 25-vjeçar, Jordan Doekoe, i cili u rrëzua në tokë të dielën e 24 marsit gjatë një ndeshjeje.

Ai u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor, por nuk u bë e mundur mbajtja në jetë: “Jordan u rrëzua përtokë papritur, ndërsa po vraponte gjatë lojës”, – tha më pas presidenti i ekipit të të riut, AS Villey-Saint-Étienne, Eric Lecler, i pranishëm në ndeshje.

Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe më pas u shty për një datë që do të vendoset. Skena dramatike u rijetua më pas nga presidenti Lecler, i cili shikonte nga ana tjetër, pa mundur të bënte asgjë: “Instinkti i parë ishte thirrja e zjarrfikësve, të cilët mbërritën menjëherë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë për të ndihmuar djalin. Jemi ende të gjithë në shok. Në ndeshje ishin të pranishëm shumë të rinj. Tani kemi mbetur në kontakt për të kuptuar se çfarë duhet të vendosim për t’i ndihmuar lojtarët e tjerë, për shembull me asistencë psikologjike. Ende nuk i kemi të gjitha informacionet për shkaqet e vdekjes, do të dimë më shumë në ditët në vijim”.

Mbeten për t’u përcaktuar rrethanat e vdekjes së tij, por dyshohet për një atak të papritur kardiak. Ndeshja mes Villey-Saint-Etienne dhe Gondreville u ndërpre menjëherë, edhe ato të mëpasshmet në kalendar u shtynë gjithashtu në shenjë zie.

“Mirëmbrëma të gjithëve, ne kemi organizuar një mbledhje fondesh për të ndihmuar familjen e Jordan Doekoe të përballet me këtë dramë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendimet tona shkojnë te fëmija dhe gruaja e tij. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, – shkruajti klubi i futbollistit të ndjerë në profilet e veta sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco