Gjykata pranon 1 milion euro garanci, Dani Alves rifiton lirinë

Gjykata pranon 1 milion euro garanci, Dani Alves rifiton lirinë

13:53, 25/03/2024

Dani Alves do të rifitojë lirinë sonte në mbrëmje. Ish-futbollisti i njohur brazilian, qëndron në qelitë e burgut Brians 2 (Barcelonë) prej 20 janarit të vitit të kaluar.

40-vjeçari ka paguar 1 milion euro si kusht për të rifilluar jetën normale.

Gjykata e Barcelonës dënoi Dani Alves me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate në Barcelonë.

Ngjarje që ka ndodhur mes 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 2022. Gjykata ka pranuar shumën 1 milion euro si garanci dhe Dani do të rifitojë së shpejt lirinë.

Për ish-mbrojtësin e djathtë, Gjykata urdhëroi dorëzimin e dy pasaportave, braziliane dhe spanjolle, si dhe detyrimin për të nënshkruar çdo javë në polici.

Gjithashtu nuk mund t’i afrohet viktimës në një distancë më të afërt se 1 km.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco