'Vërtetë ke fjetur këtu?'/ Ronaldo i tregon të birit shtëpinë e fëmijërisë

'Vërtetë ke fjetur këtu?'/ Ronaldo i tregon të birit shtëpinë e fëmijërisë

13:05, 25/03/2024

Cristiano Ronaldo është një nga shembujt më të mirë të punës së palodhur në sport. Askush nuk mund të arrijë në krye të profesionit të tij pa guxim dhe vendosmëri, por është historia e jashtëzakonshme e Ronaldos dhe mbrojtja e punës së palodhur që e bën atë një frymëzim të tillë.

Lojtari multi-milioner nuk ka lindur në rrethanat më luksoze, por luftoi fort që një ditë të luante për Manchester United, Real Madrid dhe të arrijë në vendin që është sot.

Dhe vetë Ronaldo e kupton rëndësinë e rikujtimit të historisë së tij dhe kjo vlen për djalin e tij, Cristiano Jr, i cili gjithashtu ka të njëtat ambicie në botën e futbollit si i ati.

Futbollisti ka çuar djalin e tij në shtëpinë e vjetër ku ai ka jetuar, duke për t’i treguar atij për të mësuar virtytet e punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ja si ka reaguar i biri sipas Cristiano-s:

Kur pa dhomën e vogël në të cilën unë flija, më tha: “A ke jetuar vërtetë këtu babi?” Ai nuk mund ta besonte. Të rinjtë besojnë se çdo gjë në këtë botë është e lehtë duke përfshirë cilësinë e jetesës, shtëpitë, makinat, rrobat etj. Ata mendojnë se çdo gjë bie nga qielli. Unë mundohem ta bëj djalin tim të kuptojë se këto gjëra nuk vijnë vetëm nga talenti, por mbi të gjitha nga puna e palodhur. Me punë të palodhur dhe vendosmëri, mund të arrini gjithçka që dëshironi. Kjo është ajo që unë përpiqem dhe rrënjos tek djali im dhe të rinjtë që takoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco