Shkarkimi nga Roma, Mourinho : Më mungon puna, por duhet të pres deri në verë

Shkarkimi nga Roma, Mourinho : Më mungon puna, por duhet të pres deri në verë

21:43, 24/03/2024

 

Jose Mourinho u shkarkua disa javë më parë si trajner i Romës, menjëherë pasi menaxheri i përgjithshëm Tiago Pinto i dha lamtumirën e fundit. Kështu te Roma përshëndetën dy arkitektët e rindërtimit të verdhekuqve që filloi në verën e vitit 2022 dhe që i pa ata të fitonin një Ligë Konferencash dhe të ishin afër fitimit të një Europa League, duke humbur në finalen e diskutueshme kundër Sevillas.

Në intervistat e tij pas lamtumirës, ​​Pinto gjithmonë dukej i sjellshëm ndaj Mourinhos, pavarësisht mosmarrëveshjeve që shumë thanë se kishte mes të dyve. Speciali, i intervistuar nga A Bola, iu rikthye eksperiencës së tij më të fundit, duke rezervuar edhe goditje të mira me menaxherin bashkëkombës të tij: “Është e vështirë të kuptosh se si shkarkohet një trajner që arrin dy finale evropiane radhazi. Kjo është e vetmja gjë e çuditshme. ”

Çfarë mendoni për fjalët e Tiago Pintos për ju? “Snqerisht, nuk humb asnjë sekondë as duke i lexuar, as duke i dëgjuar, nuk më interesojnë fare. Ajo që thotë apo mendon më thotë pak, skam asnje interes”

A do të punonit sërish me të? “Jo, sigurisht jo. Ndonjëherë gjërat na bëjnë të mendojmë se është e mundur, por në këtë rast nuk është e mundur.”

A ka ndonjë lajm për të ardhmen tuaj? “Për momentin zero, zero lajme. Nuk kam klub, jam i lirë, por dua të punoj. Në verë dua të punoj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco