Southgate: Te Anglia do ftoj më të mirët, rivaliteti mbetet i madh

Southgate: Te Anglia do ftoj më të mirët, rivaliteti mbetet i madh

21:49, 18/03/2024

 

Askush nuk e ka vendin e sigurtë në kombëtare. Këtë ka deklaruar trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, duke ua bërë të qartë kështu Rashford-it dhe Grealish se ftesa për në Euro 2024 duhet të meritohet.

“Ne na intereson shumë ajo që ndodh me lojtarët në klubet e tyre respektive. Vëzhgojmë gjithçka, na interson edhe ajo çfarë ndodh me ta jashtë fushës. Edhe pse sigurisht performanca në fushë është kryesore. Ajo që dua të them është se Rashford dhe Grealish kanë shumë konkurrencë në kombëtare.

Të tjerët po luajnë mirë, Anthony Gordon, Jarred Boëen, po shënojnë dhe punojnë shumë në fushë. Kemi shumë opsione dhe unë nuk mund t’i garantoj askujt një vend për në Europian. Dua lojtarët më të mirë për çdo pozicion. Nga tani deri në fundin e sezonit të gjithë duhet të performojnë në maksimum për ta merituar grumbullimin” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco