Reali mposht Osasunën, madrilenët shkojnë në +10 nga Girona

Reali mposht Osasunën, madrilenët shkojnë në +10 nga Girona

19:38, 16/03/2024

Real Madrid ka fituar me rezultatin 2-4 ndaj Osasuna.

Sfida u zhbllokua menjëherë, ku në minutën e 4’ Vinicius Jr gjeti golin e avantazhit. Pak minuta më pas, në të shtatën, Osasuna barazoi shifrat me anë të Budimir. Por ende pa u mbyllur pjesa e parë, Real Madrid gjeti golin e avantazhit në minutën e 18’ falë spanjollit Dani Carvajal.

Në pjesën e dytë, Real Madrid shënoi edhe dy gola të shpejtë. Në minutën e 61’ ishte Brahim Diaz, ndërsa në minutën e 64’ ishte përsëri Vinicius Jr. Në minutën e 91′, Osasuna shënoi golin e dytë në këtë sfidë.

Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon të ruajë kreun me 72 pikë, ndërsa vendi i dytë është me 62 pikë, me Girona që do të ndeshet ndaj Getafe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco