Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Volejboll/ Tirana mposhtet në Gjermani, merr fund aventura në Challange Cup

Volejboll/ Tirana mposhtet në Gjermani, merr fund aventura në Challange Cup

18:22, 29/11/2023

 

Tirana në volejboll për meshkuj i ka thënë “lamtumirë” arenës ndërkombëtare.

Bardheblutë e trajnerit Sako u mundën 3-0 nga gjermanët e Helios Grizzlys Giesen, në raundin e dytë të Challenge Cup, ndeshje e luajtur në Hildesheim.
Një ndeshje pa shumë histori, e komanduar dhe fituar me meritë nga skuadra gjermane, që pati epërsi në të tre setet (25-11, 25-15, 25-20).

Edhe pse niveli i Tiranës erdhi në rritje nga seti në set kjo nuk mjaftoi për të rivalizuar apo fituar.

Tirana pati humbur 3-1 në ndeshjen e luajtur një javë më parë në kryeqytet dhe, për pasojë, është eliminuar nga arena ndërkombëtare.

Në raundin e parë, kampionët e Shqipërisë përfituan nga tërheqja e izraelitëve të Maccabi Tel Aviv.

Tirana ishte skuadra e vetme shqiptare që përfaqësonte ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, por edhe pse me disa përforcime të rëndësishme nuk arriti dot të fitojë.

Rivalët gjermane ishin ndjeshëm më superiorë dhe merituan kualifikimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco