VIDEO/ Moment historik i debutimit të 15-vjeçarit, talenti i Milanit thyen të gjitha rekordet në Serinë A

VIDEO/ Moment historik i debutimit të 15-vjeçarit, talenti i Milanit thyen të gjitha rekordet në Serinë A

22:42, 25/11/2023

Moment historik, vetëm 15-vjeç, 8 muaj dhe 5 ditë,  Françesko Kamarda, bëhet futbollisti më i ri i aktivizuar në Serinë A. Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 83-të në duelin ndaj Fiorentinës, në vendin e serbit Luka Joviç.

Kamarda ka kaluar kështu qendërmbrojtësin e Bolonjës, Visdom Amei, që ka debutuar në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë në maj 2021.  

Moment tepër special ky për 15-vjeçarin e Milanit, i cili në momentin e aktivizimit, ka fituar simpatinë e të gjithë stadiumit, që ka brohoritur emrin e tij.

Kujtime këto që do të nguliten thellë në mendjen e talentit kuqezi, të cilin e pret një e ardhme e ndritur. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco