Publikohet video zyrtare e Kampionatit Evropian të Xhudos që do të zhvillohet në Prishtinë

Publikohet video zyrtare e Kampionatit Evropian të Xhudos që do të zhvillohet në Prishtinë

18:37, 24/11/2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, ka ndarë videon promovuese zyrtare të Kampionatit të Hapur Evropian “European Judo Championships Open Prishtina 2023”.

Ky kampionat do të nis më 16 dhjetor dhe do të marrin pjesë deri në 50 shtete me mbi 100 xhudistë.

“Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë”.

“Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” nga Kosova Judo Federation, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos”, thuhet në njoftim.

Më tej, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bëri të ditur se hyrja do të jetë falas për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco