Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Trajneri i Moldavisë ankohet për pjesën e parë me Shqipërinë: U bë e vështirë pas penalltisë

Trajneri i Moldavisë ankohet për pjesën e parë me Shqipërinë: U bë e vështirë pas penalltisë

16:55, 18/11/2023

Trajneri i kombëtares së Moldavisë, Sergei Kleshçenko, ka komentuar pas ndeshjes barazimin me Shqipërinë (1-1) në fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Përpos se ndeshja doli barazim, trajneri mendon se skuadra organizoi një festë për tifozët.

“Mendoj se arritëm të organizonim një festë për fansat tanë. Po, nuk fituam, por lamë shumë energji në fushë dhe dhamë maksimumin. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës”, u shpreh fillimisht trajneri i kombëtares moldave

“Sigurisht që u bë më e vështirë të luash pas penalltisë. Por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Lojtarët dhanë gjithçka dhe unë u jam shumë mirënjohës për gjithçka që bënë. Skuadra ishte e vendosur për të fituar, kjo u duk tashmë në pjesën e dytë.

Fatkeqësisht, në pjesën e parë u treguam pak të kujdesshëm ndaj pasimeve vertikale, duke bërë shumë pasime krosime. Ne nuk ishim shumë aktivë në sulm, loja nuk ishte aq e kënaqshme sa prisnim. Në pjesën e dytë, djemtë dolën të ngarkuar, filluan të luanin më përpara, shënuan një gol”, deklaroi tekniku i moldavëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco