Trajneri i Kosovës para Izraelit: Luajmë në situatë të pazakontë, mungesat po na dëmtojnë

Trajneri i Kosovës para Izraelit: Luajmë në situatë të pazakontë, mungesat po na dëmtojnë

20:04, 11/11/2023

Kosova përballet të dielën në orën 20.45 në “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit, takim ky që shkon për llogari të kualifikueseve të Euro 2024. Trajneri i “Dardanëve”, Primoz Gliha ka dhënë mendimin e tij në konferencën për shtyp, duke treguar edhe arsyet se përse mungojnë kaq shumë lojtarë të mirë në listë.

“Të gjithë e dinë situatën që po luajmë në një kohë të pazakontë. Kjo ka sjellë shumë probleme në mënyrën si janë qasur klubet. Ka pasur edhe vendime personale të lojtarëve. Mungesa kemi pothuajse çdoherë. Ndeshja e nesërme do të jetë e katërta e imja. Nga këto katër ndeshje kam pasur vetëm nëntë stërvitje. Pyeteni këdo nëse mund ta përgatisësh ekipin për katër ndeshje me nëntë stërvitje. Ne po tentojmë më të mirën. Duhet të pajtohemi me rrethanat në të cilën gjendemi. Pres një ndeshje të mirë nesër”, tha Gliha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco