Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Tifozët e Vorës godasin arbitrin dhe e lënë pa ndjenja

Tifozët e Vorës godasin arbitrin dhe e lënë pa ndjenja

19:42, 11/11/2023

Një ngjarje e shëmtuar u shënua në ndeshjen e kategorisë së parë mes Apolonisë dhe Vorës, në “Loni Pupuçiu.”

Tifozët e Vorës, të pakënaqur me gjykimin, ka goditur me një stol të hequr nga sektori ku qëndronin arbitrin e katërt, Blerim Ziri.

Goditja për pak mund të rezultonte fatale për zyrtarin e ndeshjes, i cili nga tronditja dhe plagët është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Gjyqtarit të katërt iu dha menjëherë ndihma e shpejtë dhe pas disa çastesh është përmendur.

Tifozët e Vorës kanë mundur të thyejnë rrethimin duke hyrë në fushë, por me ndërhyrjen e forcave të sigurisë janë kthyer në tribunë.

Sa i përket ndeshjes, Apolonia fitoi 2-1 në limitet e kohës së rregullt me golin e Asllanajt me penallti (Dalipi i Vorës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë). Më herët kishin shënuar Umejiego i vendasve dhe Ismaili për Vorën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco