Nga kontributi në fushë deri te tragjedia/ CNN shkruan për Dwamena-n: Ka luajtur në vend të ndryshme të Europës

Nga kontributi në fushë deri te tragjedia/ CNN shkruan për Dwamena-n: Ka luajtur në vend të ndryshme të Europës

19:17, 11/11/2023

Lojtari i Egnatias, Raphael Dwamena ndërroi jetë ditën e sotme në fushë, pasi u rrëzua papritur në tokë gjatë ndeshjes së eltiës ndaj Partizanit.

Të shumta kanë qenë reagimet, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit. Pasi i kushtuan një shkrim mediat prestigjioze si Marca, Tuttomercatoëeb apo Sky Sport, nuk ka munguar një artikull nga CNN.

Gjigandi mediatik, CNN, përvecc se tregon me detaje rastin e kësaj të shtune, nuk lë pa përmendur që lojtari ka luajtur për klube në Spanjë, Zvicër, Austri dhe Danimarkë. Në shkrim në mënyrë të përmbledhur shihet edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Ganës.

“Ndërsa nuk janë publikuar detaje zyrtare për vdekjen e Dwamena-s, video duket se e tregon atë duke u rrëzuar në minutën e 24-të  gjatë ndeshjes” – shkruan CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco