Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Fundi i hidhur i goleadorit dhe kapitenit  të Egnatias, kush ishte Raphael Dwamena

Fundi i hidhur i goleadorit dhe kapitenit të Egnatias, kush ishte Raphael Dwamena

15:22, 11/11/2023

Raphael Dwamena është një ndër të huajt më cilësore që ka zbarkuar në futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, firmosi me Egnatian në janarin e këtij viti.

28-vjeçari tregoi menjëherë aftësitë e tij si golashënues, ndërkohë që e mbylli pjesën e dytë të sezonit të kaluar me 11 gola në Superligë dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.

Egnatia siguroi një kualifikim historik në Conference League, ndërkohë që për herë të parë shijoi edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Dwamena bëri mirë edhe në Europë me rrogozhinasit, në dy dulet ndaj armenëve të Ararat, gjatë të cilave shënoi 3 gola.

Afrikani e nisi në mënyrë të shkëlqyer edhe sezonin aktual, teksa kryesonte renditjen e golashënuesve me 9 realizime, duke dhënë një kontribut të madh në kryesimin e ekipit rrogozhinas bashkë me Partizanin.

Dhe sot, në përballjen mes dy skuadrave më në formë në Shqipëri, kapiteni i Egnatias u rrëzua në minutën e 25’. Për të mos u ngritur më…

Duke shkaktuar një dhimbje që do duhet kohë të kurohet te familjarët e tij, klubi dhe tifozët e Egnatias, por edhe gjithë sportdashësit shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco