Shtetrrethim për Izraelin, Policia e Kosovës publikon masat

Shtetrrethim për Izraelin, Policia e Kosovës publikon masat

13:15, 11/11/2023

 

Kosova luan të dielën në Fadil Vokrri, ndeshjen ndaj Izraelit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ky takim u shty dhe nuk u zhvillua në muajin tetor për shak të luftës që përfshiu Izraelin. Sfida në kryeqytetin e Kosovës do të zhvillohet nën masa të larta siguria teksa policia ka njoftuar së fundmi tifozët për sendet që nuk lejohen në stadium, por edhe rrugët që do të bllokohen.

-Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhja në stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së rrëmujës dhe krijimit të hyrjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium.


-Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletën, ndërsa ata që nuk janë të pajisur me bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.

-Veturat në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

 Sendet që nuk lejohen në stadium:

Mjetet piroteknike,

Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,

Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,

Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,

Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),

Çadra, armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,

Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),

Kamera profesionale dhe video kamera,

Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco