Europa League, rezultatet e ndeshjeve të sotme

Europa League, rezultatet e ndeshjeve të sotme

23:05, 09/11/2023

Priteshin fitore të favoritëve dhe ato ndodhën. Atalanta, Marseille e West Ham nuk kanë zhgënjyer në përballjet e mbrëmjes, të vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të Europa League.

Kështu, në “Gewiss Stadium”, “bergamaskët” e Atalantës kanë mundur me rezultatin minimal, 1-0, austriakët e Sturm Graz, me golin e vetëm të sfidës që erdhi nga “kollosi” i mbrojtjes, Berat Gjishmshiti, me “legjionarin” e Kombëtares sonë, që arriti të shënonte në përballjen e 200-të me fanellën e “zikaltërve”, duke e çuar skuadrën në kuotën e 10 pikëve në grupin D.

Në “OPAP Arena” të Athinës, francezët e Marseille kanë arritur një fitore me shumë vlera në sfidën e mbrëmjes së kësaj të enjteje, ndaj grekëve të AEK-ut të Athinës, teksa në minutën e 25’-të të sfidës, qendërmbrojtësi kongolez, Chancel Mbema dërgon në rrjetë një krosim të Clauss e më pas Ismaila Sarr shënoi në minutën e 93’-të për të siguruar një tjetër fitore, në fazën e grupeve të Europa League, duke marrë vendin e parë në grupin B, me 8 pikë.

Në tabelën e mëposhtme, mund të shihni rezultatet e ndeshjeve të sotme të Europa League.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco