Kosovë-Izrael/ ‘Dardanët’ në dyshime për duelin në ‘Fadil Vokrri’

Kosovë-Izrael/ ‘Dardanët’ në dyshime për duelin në ‘Fadil Vokrri’

22:51, 09/11/2023

Kosova do të luajë të dielën, në orën 20:45, sfidën e pazakontë me Izraelin, e vlefshme për eliminatoret e Europianit (Grupi I). E pazakontë për shumë arsye: ndeshja është e prapambetur, duhej të ishte luajtur në tetor, ndërkohë që do të zhvillohet në një fundjavë të ngjeshur me ndeshje të kampionateve elitare në Europë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se lista e lojtarëve që do të thirren për këtë takim do të shpallet nesër, por pyetja është se cilët futbollistë do të mund t’i përgjigjen trajnerit Gliha?

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, është shprehur se nuk e di nëse do të jetë, pasi duhet të flasë me drejtuesit e klubit, Rashica ka konfirmuar praninë e tij, sikurse Muriqi, që falë kërkesës së tij për të qenë me Israelin ka bërë që të shtyhet ndeshja e fundjavës së Mallorcas.

Ka shumë paqartësi për pjesëmarrjen e lojtarëve të tjerë që luajnë në kampionatet europiane, madje edhe për ata kandidatë të mundshëm nga Superliga e Kosovës, pasi këtë fundjavë është parashikuar zhvillimi normal i ndeshjeve të kampionatit.

Të gjitha këto paqartësi kanë ndikuar edhe në shitjen e biletave, teksa deri tani janë shitur vetëm 30% të biletave të “Fadil Vokrrit”.

Kosovë – Izrael i ngjan më shumë një ndeshjeje halli, që duhet luajtur thjesht për ta hequr qafe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco