Arbitra shqiptarë në Selanik, barazim spektakolar në PAOK-Aberdeen në Conference League

Arbitra shqiptarë në Selanik, barazim spektakolar në PAOK-Aberdeen në Conference League

22:09, 09/11/2023

Juxhin Xhaja ishte arbitri kryesor i PAOK-Aberdeen, takim i vlefshëm për grupin G në Conference League.

Dueli i luajtur në Selanik ishte i mbushur me gola dhe emocione.

Sfida përfundoi në barazim 2-2, rezultat që mban grekët në krye të grupit me 10 pikë, një më shumë se Eintracht Frankfurt, me dy skuadrat që u kualifikuan më tej.

Arbitri shqiptar kishte si ndihmës dyshen Dojando Myftarin dhe Rejdi Avdon, ndërkohë që arbitri i katërt ishte Olsion Yzeiraj.

Xhaja tregoi pesë herë kartonin e verdhë, në tri raste për vendasit dhe dy për skocezët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco