Shpërthen Mourinho pas humbjes së Romës: Ndeshje e tmerrshme, askush të mos flasë!

Shpërthen Mourinho pas humbjes së Romës: Ndeshje e tmerrshme, askush të mos flasë!

21:38, 09/11/2023

Jose Mourinho ishte shumë i ashpër me skuadrën e tij në analizën që i bëri humbjes 2-0 të Romës ndaj Slavias së Pragës në Europa League.

“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavias, e merituan”.

Çfarë nuk funksionoi? Asgjë nuk funksionoi, nga pikëpamja individuale kishte shumë pak lojtarë me qëndrimin e duhur që më pëlqen. Nga shumë lojtarë pashë një qëndrim jokorrekt për një ndeshje serioze. Nuk dua të flas më shumë sepse kam folur me lojtarët”, deklaroi Mourinho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco