Biseda mes Mesit dhe Zidane: Të kam admiruar gjithmonë!

Biseda mes Mesit dhe Zidane: Të kam admiruar gjithmonë!

21:27, 09/11/2023

Fituesi i “Topit të Artë” për herë të 8, Lionel Mesi, ka folur mbi takimin që ka patur me Zinedin Zidane në Majami publikuar këtë të enjte nga Adidas.

“Pleshti” u shpreh se e admiron shumë francezin dhe nga ana tjetër ish-futbollisti i Real Madridit shprehet se Leo është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori.

“Të admiroj shumë, nuk patëm fatin të luanim së bashku, u përballëm pak me njëri-tjetrin. Unë gjithmonë e respektoj dhe admiroj atë që bëre dhe vazhduat të bënit. Ai ishte gjithmonë një lojtar ndryshe: elegant, i gjatë, magjik, kishte gjithçka. Më kujtohet goli kundër Leverkusenit, golat e Kupës së Botës…”, tha Mesi.

“Për mua ai është një nga më të mëdhenjtë në histori, e kam admiruar gjithmonë, e kam ndjekur shumë në Madrid, kam vuajtur sepse isha nga Madridi”, tha Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco