Humbi rast të artë në Champions, trajneri Van Bomel i jep zemër Arbnor Mujës

Humbi rast të artë në Champions, trajneri Van Bomel i jep zemër Arbnor Mujës

20:09, 09/11/2023

Arbnor Muja është një prej dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, bashkë me Elseid Hysajn, që luajnë në Ligën e Kampioneve.

Mbrëmja e së martës nuk ka qenë në anën e anësorit kuqezi, pasi pësuan humbjen e radhës ndaj Portos me rezultatin 2-0.

Pa u pësuar goli i dytë, Muja kishte një mundësi të artë në minutën e 89-të, ku i shpëtoi mbrojtjes së klubit portugez dhe i ndjekur nga Pepe, të cilin me shpejtësi e la disi mbrapa në distancë, përballë portierit nuk u tregua i saktë dhe goditja e tij shkoi jashtë.

Kjo mundësi do të përkthehej në një pikë për ekipin belg, që deri tani ka pësuar vetëm humbje në katër takimet e luajtura në grup.

Megjithatë, pas ndeshjes, shembulli vjen nga trajneri Mark Van Bomel, i cili e merr me sportivitet.

Holandezi hyn në fushë dhe shkon të flasë me Mujën, i cili nga fotot e publikuara në faqen zyrtare të klubit shihet tepër i mërzitur për atë rast.

Me shumë mundësi trajneri e ka inkurajuar për të vazhduar përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco