Zyrtare/ Diego Simeone rinovon kontratën me Atleticon e Madridit

Zyrtare/ Diego Simeone rinovon kontratën me Atleticon e Madridit

19:46, 09/11/2023

Tashmë është zyrtare! Diego Simeone ka rinovuar kontratën me Atletiko Madridin deri në vitin 2027.

Gazeta “MARCA” në Spanjë e bëri të ditur lajmin para disa ditësh, por vetëm sot është konfirmuar nga klubi bardhekuq përmes një postimi në rrjetet sociale.

Argjentinasi i cili është me bardhekuqtë që nga viti 2011, është tekniku me më shumë arritje në historinë 120-vjeçare të Atleticos me 8 tituj të fituar, duke përfshirë dy kampionate spanjolle dhe dy Liga Europe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco