Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Manchester City pa telashe kundër Young Boys, një hap larg kualifikimit nga grupi i Championsit

Manchester City pa telashe kundër Young Boys, një hap larg kualifikimit nga grupi i Championsit

22:55, 07/11/2023

Manchester ka shënuar fitoren e katërt në po aq ndeshje në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Evropës triumfuan 3-0 kundër ekipit zviceran, Young Boys, në stadiumin “Etihad”.

Erling Haaland hapi serinë e golave në minutën e 23-të kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për anglezët.

Gjashtë minuta pasi nisi fraksioni i dytë i lojës, Erling Haaland shënoi supergol për epilogun final të takimit.

Manchester City është në vendin e parë në Grupin G me 12 pikë, tri më shumë se Leipzig, ndërsa Young Boys është i fundit me një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco