Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Tifozët e Dortmundit me mesazh ndaj fuqive të futbollit: Nuk ju intereson sporti, doni paratë!

Tifozët e Dortmundit me mesazh ndaj fuqive të futbollit: Nuk ju intereson sporti, doni paratë!

22:38, 07/11/2023

Tifozët e Borusias së Dortmundit gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Championsit ndaj Njukasëlit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj superfuqive të futbollit botëror, kryesisht ndaj tre figurave. Ata paraqitën karikaturat e tre personazheve me peshë në futbollin e sotëm si Naser Al Khelaifi (presidenti i PSG), Xhani Infantino (presidenti i FIFA-s), Andrea Anjeli (presidenti i Juves) dhe i thanë “jo” reformës së Ligës së Kampionëve.

“Nuk ju intereson sporti, ju interesojnë vetëm paratë”, shkruhej në banderolën e shpalosur te “muri i verdhë”.

Kjo vjen nga ndryshimet që do të pësojë struktura, pasi nga sezoni 2024/2025, Championsi, do të nisë me një format të ri dhe të pazakontë, gjë që nuk u pëlqen aspak tifozëve gjerman.

Gara më elitare e klubeve nga sezoni 2024/2025 do të përbëhet nga një rekord prej 36 skuadrash që do të grupohen në një grup të vetëm ku do të luajnë tetë ndeshje secila, katër në shtëpi dhe katër si mysafirë kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm.

Pas këtyre tetë ndeshjeve, tetë skuadrat më të mira të grupit do të fitojnë një vend në raundin e 1/16-të dhe skuadrat nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-të do të fitojnë një vend në raundin e gjashtëmbëdhjetë të garës, me ekipet nga e 9-ta në të 16-tën që do të luajnë kundër skuadrave të renditura nga vendi 17-24, të cilat do të jenë nikoqire në ndeshjen e parë.

Skuadrat nga vendi 25-36 do të eliminohen dhe do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco