Tuchel: Pse të jap dorëheqjen? Nuk kam arsye!

Tuchel: Pse të jap dorëheqjen? Nuk kam arsye!

17:45, 03/11/2023

Bayern Munchen pësoi një eliminim tronditës nga Kupa e Gjermanisë në raundin e 1/16-ve. Skuadra bavareze u mposht 2-1 nga Saarbrucken, skuadër e divizionit të tretë në Gjermani.

Skuadra e Thomas Tuchel dëshiron të reagojë menjëherë pas disfatës së turpshme, teksa të shtunën është radha e Der Klassiker në Bundesliga.

Në prononcimin për shtypin përpara duelit të zjarrtë në “Signal Iduna Park”, trajneri Tuchel deklaroi se nuk dorëzohet dhe nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

“Harrojeni dorëheqjen time, nuk kam arsye për ta bërë atë veprim. Sigurisht që humbja në Saarbrucken na zhgënjeu shumë, sepse kishim si objektiv fitimin e Kupës.

Duhet t’i lëmë mënjanë ndjenjat dhe ta harrojmë këtë disfatë. Por e dimë që do të duhet kohë që të na largohet kjo dhimbje. Gjithsesi, ne po zhvillojmë një kampionat madhështor dhe do të shkojmë në Dortmund për fitore”, u shpreh Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco