Ish-shok skuadre, sot kundërshtarë/ Gatuzo reagon për sulmin ndaj Grosos: Mund të humbiste syrin

Ish-shok skuadre, sot kundërshtarë/ Gatuzo reagon për sulmin ndaj Grosos: Mund të humbiste syrin

14:55, 03/11/2023

Trajneri Genaro Gatuzo ka reaguar për sulmin e ultrasve të Marsejës ndaj trajnerit dhe stafit të Lionit.

Ai shprehet se ka komunikuar me Groson duke i theksuar se ishte me fat pasi për çështje centimetrash mund të humbiste syrin.

“Një ditë pas incidentit fola me video nëpërmjet telefonit me Groson. Më erdhi shumë keq për të, ashtu siç do të më vinte për këdo që do të vihej në atë pozitë. Jam i trishtuar për mënyrën si shkuan gjërat, duhej të ishte një festë, por kaluam një situatë shumë të shëmtuar. Për pak centimetra dhe Groso do të humbiste syrin”, u shpreh Gatuzo

Kujtojmë se ndeshja mes Marsejës dhe Lionit është vendosur të luhet më datë 6 dhjetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco