Botërori 2034 në Arabinë Saudite, zgjidheni ju stinën kur dëshironi të luani!

Botërori 2034 në Arabinë Saudite, zgjidheni ju stinën kur dëshironi të luani!

14:35, 03/11/2023

Botërori 2022 i futbollit, zhvilluar vjet në Katar, u organizua në muajt nëntor-dhjetor, për shkak të klimës e temperaturave të larta që janë aty gjatë verës.

Kjo situatë mund të përsëritet edhe pas 11 vitesh, kur në Arabinë Saudite të zhvillohet Botërori i vitit 2034.

Gjithsesi, nga Arabia Saudite vjen propozimi se ata janë të gatshëm ta organizojnë botërorin në cilëndo stinë të vitit që dëshiron FIFA.

Ata i hapin “dritën jeshile” organizimit të botërorit edhe në stinën e verës.

“Ka shumë teknologji që mundësojnë ftohjen apo uljen e temperaturave në stadium. Për të mos folur për faktin se shumë nga qytetet e Mbretërisë Arabe gëzojnë një atmosferë të këndshme gjatë verës”, tha Al-Misehal, presidenti i Federatës Arabe të Futbollit.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha mundësitë që dëshirojnë shtetet, lojtarët apo FIFA”, tha më tej numri 1 i futbollit arab.

Ky vend fitoi të drejtën e organizimit të botërorit pas tërheqjes që bëri Australia nga kandidatura e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco