VIDEO/ Novak Gjokovic shkakton tjetër skandal, shan publikun në gjuhën serbe

VIDEO/ Novak Gjokovic shkakton tjetër skandal, shan publikun në gjuhën serbe

13:23, 03/11/2023

Tenisti nacionalist serb, Novak Gjokovic, ka shkaktuar skandalin e radhës e që tashmë janë bërë pjesë e vazhdueshme e karrierës së tij.

Gjokovic gjatë ndeshjes kundër tenistit Tallon Griekspoor, ka sharë e mallkuar publikun në gjuhën serbe, e cila është kuptuar nga buzët e tij.

Gazeta kroate “Index.hr” nuk ka bërë të ditur për fjalët ofenduese të Gjokovicit, por që bëhet fjalë për sharje në drejtim të publikut.

Kjo ka ardhur si shkak i fishkëllimave të publikut në drejtim të serbit.

Gjokovic siguroi një vend në çerekfinale të turneut Masters 1000 në Paris, duke mposhtur Tallon Griekspoor 4:6, 7:6(2) dhe 6.4.

Pas dy orë e 38 minuta lojë, tenisti serb arriti të drejtojë një kthesë dhe të sigurojë një vend në mesin e tetë më të mirëve, ku do të luftojë për gjysmëfinale kundër Holger Rune, të premten rreth orës 19:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco