Në Carabao Cup, e njohur edhe si EFL Cup, kanë mësuar kundërshtarët për ndeshjet çerekfinale.
Të martën u zhvilluan dy ndeshje, ndërsa të mërkurën mbrëma u zhvilluan gjashtë ndeshjet tjera, ku pati edhe befasi me disa skuadra të mëdha të eliminuara.
Arsenali dhe Manchester Unitedi ishin dy ekipet më të mëdha të eliminuara, pasi u mposhten nga West Hami, përkatësisht Newcastle United.
Përveç këtyre dy ekipeve, kualifikimin e kanë siguruar edhe Liverpooli, Chelsea, Fulhami, Evertoni, Port Vale dhe Middlesbrough.
Ndeshja më interesante dhe më e fortë padyshim se do të jetë ajo mes Liverpoolit dhe West Hamit, por nuk mbetet pas as ajo mes Chelseat dhe Newcastle.
Në dy takimet tjera, Evertoni pret Fulhamin, ndërsa Port Vale luan me Middlesbrough.
Çiftet çerekfinale
Everton – Fulham
Chelsea – Newcastle
Port Vale – Middlesbrough
Liverpool – West Ham
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: