Real Madridi hidhet në ‘sulm total’ për Alphonso Davies, bën gati 50 milionë euro

Real Madridi hidhet në ‘sulm total’ për Alphonso Davies, bën gati 50 milionë euro

09:48, 02/11/2023

Aventura e Alphonso Davies në Mynih mund të përfundojë së shpejti.

Mbrojtësi kanadez ka një kontratë me Bayern Munich që skadon qershorin e ardhshëm, por duket se ai mund të largohet më shpejt nga kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Real Madrid është gati që të hidhet në sulm në merkato e janarit për të siguruar shërbimet e Davies.

Madrilenët janë të gatshëm t’i paguajnë Bayern-it plot 50 milionë euro për ta bindur që të shesë Davies, disa muaj para skadimit të kontratës.

Një ofertë tunduese kjo për bavarezët, duke parë që mbrojtësi nuk dëshiron që ta rinovojë kontratën dhe se në verë do të ketë mundësinë që të largohet me parametra zero. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco