Nisin negociatat për rinovimin e Lautaro, agjenti pritet të zbarkojë në Milano

Nisin negociatat për rinovimin e Lautaro, agjenti pritet të zbarkojë në Milano

22:20, 01/11/2023

 

Interi po mendon për rinovimin e Lautaro Martinez dhe në javët e ardhshme do të fillojnë zyrtarisht negociatat për zgjatjen e marrëveshjes, që skadon më 30 qershor 2026. Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, agjenti i argjentinasit do të mbërrijë në Itali deri në fund të nëntorit dhe direkt do të flasë me klubin zikaltër për detajet e kontratës së re.

Ai i numrit 10, së bashku me atë të Nicolò Barella, janë dy rinovimet më të rëndësishme që do të bëhen tek Interi brenda këtij viti. Objektivi është mbyllja sa më parë e marrëveshjes së re si me sulmuesin, ashtu edhe me mesfushorin.

Paralelisht, rinovime të tjera janë në rendin e ditës. Marotta nuk e ka fshehur asnjëherë se të gjithë lojtarët e Interit kanë prioritet të vazhdojnë me fanellën zikaltër. Në këtë kuptim janë planifikuar edhe rinovime të tjera, si Federico Dimarco, Henrick Mkhitaryan dhe Denze Dumfries.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco