Paqe në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Erzeni ndahen në barazim

Paqe në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Erzeni ndahen në barazim

19:01, 01/11/2023

 

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Erzenit, e luajtur në “Loro Boriçi”, ka përfunduar me shifrat 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët në minutën e 28’, ku Balaj shënoi me anë të penalltisë. Pjesa e parë ishte e vakët, ndryshe nga ajo e dytë.

Në pjesën e dytë, Erzeni tentoi disa herë për të gjetur golin e barazimit, duke e mbyllur në mbrojtje ekipin shkodran. Goli i barazimit erdhi në minutën e 68’, pasi miqtë goditën shtyllën dhe topi u kthye e u përplas me Qarrin, me këtë të fundit që e dërgoi në portën e tij.

Me këtë rezultat, Vllaznia renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e tetë me po aq pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco