'Kemi vetëm një fitues të Topit të Artë', tifozët e PSG nuk kursehen ndaj Messit

'Kemi vetëm një fitues të Topit të Artë', tifozët e PSG nuk kursehen ndaj Messit

18:08, 01/11/2023

 

Lionel Messi fitoi Topin e Artë të tij të tetë. Një çmim që, si gjithmonë, krijon një diskutim të madh dhe është objekt i një debati global.

Pa dyshim që fitorja e Botërorit ishte vendimtare për futbollistin sot te Inter Miami dhe ish-lojtar i Paris Saint-Germain. Megjithatë, nga Parisi, disa tifozë duket se nuk ia kanë falur kurrë sezonet zhgënjyese të Leo Messit në Francë.

Pavarësisht komplimenteve të PSG-së për lojtarin e Inter Miami, shumë tifozë francezë janë shumë kritikë ndaj kampionit që u rrit mes Newell’s Old Boys dhe Barcelonës.

Ndër të gjitha bie në sy një koment i cili përfaqëson emblemën e tifozëve të skuadrës parisiene. Në fakt, në një koment, një tifoz shpjegon:

“Një djalë që na pështyn dhe nuk e ka respektuar kurrë fanellën në fushë, është më mirë ta injorojmë kohën e tij me ne”, ka shkruar ai për Topin e Artë të tetë të Leo Messit.

Më pas ka shtuar:

“Ai kurrë nuk donte të vinte, ne vepruam si një sallë gjigante sportive për Kupën e Botës. I vetmi fitues i Topit të Artë që ka luajtur për PSG është zoti George Weah”, shpjegon tifozi i PSG-së.

Babai i Timothy (lojtar i Juventus-it) fitoi çmimin e rëndësishëm individual në 1995-ën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco