Futbollistit të Romës i futen në shtëpi, tentojnë t’i marrin kasafortën

Futbollistit të Romës i futen në shtëpi, tentojnë t’i marrin kasafortën

21:26, 31/10/2023

Fat i keq për Chris Smalling. Mbrojtësi i Romës mbrëmjen e djeshme (30 tetor) mbeti viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Tor Carbone, në zonën e Appia Antica.

Persona të panjohur, pasi kanë thyer xhamin e një dritareje, kanë tentuar të marrin kasafortën dhe më pas janë larguar.

Autoritetet janë duke hetuar mbi episodin në fjalë, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe ekipi e ekspertizës.

Po vijojnë hetimet për të verifikuar se çfarë dhe sa kanë grabitur në banesën e anglezit.

Sipas një analize fillestare të hetuesve, bëhet fjalë për një bandë “profesionistësh” ndoshta të ardhur nga Evropa Lindore.

Në të kaluarën (2021), futbollisti ka qenë viktimë e një grabitjeje të armatosur në shtëpi dhe së fundmi edhe e një tjetër tentative vjedhjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco