Stadiumi thërret në kor emrin e Messit, gjesti që bën Cristiano Ronaldo

Stadiumi thërret në kor emrin e Messit, gjesti që bën Cristiano Ronaldo

21:02, 31/10/2023

Lionel Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë duke gdhendur gjithnjë edhe më shumë emrin e tij në historinë e futbollit botëror.

Si gjithnjë, në çdo arritje të Messit ai që ngacmohet më shumë është Cristiano Ronaldo, rivali i përjetshëm i argjentinasit.

Edhe në ndeshjen e fundit të Al Nassr në Kupë përballë e El Etiffaq, tifozeria kundërshtare nisi të thërriste në kor emrin e Messit.

Ronaldo nuk hezitoi të reagonte dhe i bëri me shenjë tifozëve të heshtnin.

Sa i përket ndeshjes, Al Nassr i Ronaldos u kualifikua në kohën shtesë falë golit të Sadio Mane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco