Izraeli do t’i luajë në Hungari dy ndeshjet e fundit eliminatore të Europianit

Izraeli do t’i luajë në Hungari dy ndeshjet e fundit eliminatore të Europianit

19:50, 31/10/2023

Përfaqësuesja e Izraelit do t’i luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin si pritëse, kundër Zvicrës dhe Rumanisë, përkatësisht më 15 dhe 18 nëntor, në stadiumin Pancho Arena në Felcsut (Hungari), siç njofton UEFA.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që ndeshjet të mos luhen në Izrael deri në një njoftim të dytë, për shkak të situatës aktuale të pasigurisë që ekziston si pasojë e luftës me Hamasin.

Për këtë arsye, UEFA ka konfirmuar këtë të martë se vendi ku do të zhvillohen ndeshjet në shtëpi të Izraelit kundër Zvicrës (15 nëntor) dhe Rumanisë (18 nëntor) do të luhen në “Puskas Akademia Pancho Arena” në Felcsut (Hungari) dhe me tifozë.

Ky stadium i vogël ka një kapacitet prej 3 500 vendesh e kuptohet është i kategorisë 2 të UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco