Dinamo rikthehet te fitorja, thyen Skënderbeun në ‘Elbasan Arena’

Dinamo rikthehet te fitorja, thyen Skënderbeun në ‘Elbasan Arena’

19:03, 31/10/2023

Dinamo City rikthehet tek fitorja duke mundur 2-1 Skënderbeun në “Elbasan Arena”.

Merr tri pikët e para në stolin e “Nëndetëses” trajneri Dritan Mehmeti, ndërkohë që korçarët regjistruan ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Superiore.

Sfida nisi mirë për kryeqytetasit, të cilët arritën që të shënonin pa u mbushur 10 minuta lojë me anë të Lusi Kaçorrit.

Megjithatë korçarët reaguan dhe arritën që të barazonin shifrat në të 18-tën.

Merlim shërbeu saktë për Nikajn, i cili arriti që të barazonte rezultatin.

Në vijim, vendasit ishin më kërkues dhe ia dolën që të shënoi golin e dytë, këtë herë me Lorenco Vilën, i cili me një goditje të bukur mposhti portierin Alia.

Në pjesën e dytë Dinamo City ishte më kërkuese, duke iu afruar disa herë golit, por nuk pati rezultat.

Në fund, 3 pikë të tjera për blutë, të cilët shkojnë në kuotën e 11 pikëve, duke barazuar së paku për momentin Teutën, ndërkohë që Skënderbeu mbetet me 13 pikë, në vendin e pestë, po aq sa dhe Kukësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco