Arabia Saudite merr vendimin për konsumimin e alkoolit nga tifozët gjatë Kupës së Botës 2034

Arabia Saudite merr vendimin për konsumimin e alkoolit nga tifozët gjatë Kupës së Botës 2034

18:12, 31/10/2023

Arabia Saudite ka marrë një vendim nëse do të vendosë një ndalim të alkoolit për Kupën e Botës 2034, e cila do të zhvillohet në shtetin e Gjirit.

Për të qenë organizator të eventit më të madh botëror në futboll, Arabia Saudite mposhti konkurrencën e Australisë, që kishte shprehur gjithashtu interesimin për të marrë epitetin e shtetit mikpritës.

Një pjesë e madhe e tifozëve të Anglisë do të jenë të lumtur të dëgjojnë se tifozët e futbollit supozohet se do të lejohen të pinë alkool në Arabinë Saudite.

Sipas “The Sun”, ndërsa vendi me shumicë myslimane e parandalon me ligj shitjen dhe konsumimin e alkoolit, do të lejojnë shitjen e pijeve alkoolike në hotele dhe ‘zona tifozësh’ të kufizuar.

Zakonisht, të huajt që kapen duke pirë alkool në Arabinë Saudite mund të përballen me dënime të ndryshme që variojnë nga  gjobat, burgimi dhe dëbimi.

Megjithatë, shteti arab duket se e ka ndërruar qëndrimin e tyre me perspektivën e organizimit të Kupës së Botës 2034.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco