Egnatia përmbys Kukësin, mban vendin e parë në renditje

Egnatia përmbys Kukësin, mban vendin e parë në renditje

16:26, 31/10/2023

Egnatia u është kthyer sot përsëri fitoreve, teksa ka mundur me shifrat 2-1 Kukësin në Rrogozhinë.

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ka vuajtur jo pak për tre pikët përballë verilindorëve të cilët janë transformuar plotësisht nën drejtimin e Stavri Nicës.

Edhe pse vendasit diktuan ritmin në pjesën e parë, ishte Kukësi që kaloi i pari në avantazh me La Torre e më pas u përpoq të administronte këtë avantazh.

Megjithatë, ata u barazuan në fundin e pjesës së parë nga penalltia e kontestuar e Fernandos që i dha më shumë forca Egnatias për të kërkuar përmbysjen në pjesën e dytë.

Ajo do të vinte me një supergol të Spahiut i cili nga distanca mposhti Tafas dhe ia bëri shumë më të vështirë punën Kukësit. Skuadrat dhuruan një ndeshje të hapur deri në fundin e sfidës, por rrjetat nuk u tundën më e kësisoj, Egnatia iu gëzua një tjetër fitoreje që e mban në vendin e parë në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco