Vllaznia gjen menjëherë zëvendësuesin e Memellit, ja kush do jetë trajneri i ri

Vllaznia gjen menjëherë zëvendësuesin e Memellit, ja kush do jetë trajneri i ri

18:57, 29/10/2023

Qatip Osmani do të jetë trajneri i Vllaznisë. Në një deklaratë për Klan Maqedoni, Osmani konfirmoi lajmin duke shtuar se do të fillojë me punë që nga java e ardhshme.

“Përfundimisht kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës që të jem trajner përgjegjës. Me punë me ekipin e Vllaznisë do të nis që nga dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”, deklaroi Osmani.

Qatip Osmani deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Superkupë, ndërsa në garat ndërkombëtare ka luajtur në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Evropa Liga.

Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner i FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco